Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Një agjent i Shërbimit Ushtarak të Inteligjencës ruse pjesë e operacionit në Cetinje të Malit të Zi

Në ngjarjet midis 4 dhe 5 shtatorit të ndodhura në Mal të Zi, raportohet për përfshirjen e zyrtarëve të Shërbimit Ushtarak të Inteligjencës ruse (GRU).

Siç raportojnë mediet malazeze, ndërhyrja e policisë dhe dërgimi me helikopter ushtarak i patriarkut serb Porfirije dhe mitropolitit Joanikije në Manastirin e Cetinjes, janë ende një mister në disa segmente.

Burime të mirë informuara të Antena M, pohojnë se në atë natë, përveç policisë malazeze, strukturave të sigurisë dhe logjistikës së Shërbimit serb të Inteligjencës (BIA), një zyrtar i rangut të lartë të GRU-së, punonjës i Ambasadës ruse në Mal të Zi, gjithashtu kishte një rol të veçantë.


Zyrtari rus i GRU-së është një oficer i inteligjencës nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës, madje ai kishte raporte të ngushta me mitropolin e ndjerë Amfilohije dhe shihet të ketë krijuar lidhje edhe më të forta me pasuesin e tij, Joanikije.

Gjatë operacionit të shugurimit, i cili me peshën e tij politike tejkaloi shumë rëndësinë e aktit format të Kishës Ortodokse të Serbisë, zyrtari i inteligjencës ruse, sipas informacioneve të mediave malazeze, luajti një nga rolet kryesore.

Mediet vendase kohë më parë kishin raportuar edhe për prezencën e shefit të Sektorit të Pestë të BIA-së, Goran Coliq i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin e Malit të Zi.

Coliq merret me përgjim dhe mbikëqyrje sekrete, ndërsa thuhet se BIA kishte instaluar pajisjet e saj të përgjimit, pajisjet e bllokimit të sinjaleve celulare si dhe mbikëqyrjen me video kamera në Manastirin e Cetinjes.

Për më tepër, ishte raportuar edhe për korrespondentë të dyshimtë rusë prezent në shugurimin e mitropolitit Joanikije.

Exit mobile version