Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Një burrë si Xhevdet Ferri, amaneti që la para se të mbyllte sytë

Xhevdet Ferri

Ditët e fundit i kaloi në spital, duke u përballur me sëmundjen e rëndë.Në nderim të tij nuk pati asnjë ceremoni. 

Kjo sipas vendimit të marrë nga vetë familja e tij. Xhevdet Ferri, para se të mbyllte sytë e të ikte nga kjo jetë, u kishte thënë familjarëve se nuk donte homazhe, sikurse ndodh në rastet kur vdesin njerëz të mëdhenj.

Sipas raportimeve, varrimi ishte bërë në Sharrë pa shumë zhurmë.

Ferri u ka hequr mundësinë personazheve nga politika e shumë të tjerëve të “përulen” para tij tani që nuk është më. Sigurisht, për këtë do ketë pasur arsyet e tij të cilat i mori me vete.

Xhevdet Ferri vitet e fundit u la në harresë. Personazhe si ai kujtohen e nderohen me lavde vetëm ditën që mbyllin sytë.

Ferri do të mbahet në mend si një ndër aktorët më brilant të artit tonë. Ai ka bërë gjithmonë role të mira që kanë zënë vend në memorien e gjithsecilit prej nesh.

Exit mobile version