Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Një minut heshtje për viktimat e Masakrës së Tivarit

Sot me një minutë heshtje tek Monopoli i duhanit në Tivar, u shënua 74 vjetori i masakrës se Tivarit. Për nderë të kësaj ngjarjeje tragjike për popullin shqiptarë e në veçanti për popullatën dhe familjaret nga Kosova, Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” organizoi edhe këtë vit rrugëtimin nëpër të cilin kaluan 74 vite më parë mijëra meshkuj nga Kosova.

Të  pranishëm ishin qytetarë nga komuna e Ulqinit por edhe historian, gazetarë, familjarë dhe qytetarë nga Kosova të cilët me shumë  dëshirë  erdhën për tu bërë homazh bashkëvendasve të vet,  që para 74 viteve u  keqtrajtuan dhe  masakruan në mënyrë mizore. Së bashku vendosen edhe lule e poashtu bënë  edhe mbjelljen e një ulliri, për të cilin shpresojnë se nuk do ti pengojë askujt më, sepse edhe vitin e kaluar e mbjellën një ulli, por dikujt i ka penguar dhe e kanë nxjerrë, kështu u shprehën nga Shoqata e Bjeshkatarëve “Shkëmbi” nga Kosova të cilët poashtu ishin të pranishëm sot për tu bërë homazh viktimave të Masakrës së Tivarit.

Exit mobile version