Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Njoftim për maturantët shqiptarë nga Mali i Zi, të cilët planifikojnë të ndjekin studimet e larta në universitetet publike ose private në Shqipëri

Të gjithë maturantët shqiptarë nga Mal i Zi të cilët studimet dëshirojnë që ti ndjekin në Universitetet publike ose private në Republikën e Shqipërisë, e kanë për detyrim që të bëjnë aplikimin për njohjen dhe njësimin e diplomës të shkollës së mesme pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore – QShA, Tiranë. Dokumentet që duhen dorëzuar në QShA:

Dokumentet e paraqitura për njëvlefshmëri të kenë vulën apostile të shtetit nga vijnë (Gjykata Themelore, Ulqin). Noterizimi i dokumentacionit duhet të bëhet pranë zyreve të noterëve që ndodhën në Republikën e Shqipërisë. Informacionin e detajuar mbi procedurat e aplikimit mund ta gjeni poashtu te formulari për aplikim për njesim diplome të shkollës së mesme, i cili gjendet bashkangjitur këtij njoftimi. Vërejtje: Dokumentacioni dërgohet te Qendra e Shërbimeve Arsimore në Tiranë, nëpërmjet shërbimit postar për arsye se nuk pranohet dorëzimi në mënyrë fizike dhe kjo procedure sugjerohet të bëhet nga zyret postare që ndodhen në Republiken e Shqipërisë (lokacioni më i afërtë – nga qyteti i Shkodrës) për arsye se dërgimi i dokumentacionit nga Mali i Zi, vonon më shumë.

Exit mobile version