Familja Gjonbalaj në New York njofton miqtë, të afërmit dhe të gjithë dashamirët se, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit tonë,
SADRI FAZLIA GJONBALAJ
(i lindur më 27 tetor 1940 në Vuthaj, ndërroi jetë më 23 dhjetor 2025 në Vuthaj)
i ndjeri u varros në Vuthaj, me nderime dhe pjesëmarrje të gjerë, duke u nderuar jeta dhe vepra e tij në vendlindje.
Sipas traditave, vëllai Ragipi me familje, kushërinjtë dhe të afërmit hapin të pamen ditën e diel, më 11 janar 2026, nga ora 10:00 deri në 16:00.
E pamja mbahet për burra dhe gra në:
Restorant “Maestros”, Bronx, New York
Të pikëlluar:
Familja Gjonbalaj – bashkëshortja Haka, vëllai Ragipi me familje, motra Butja, të afërmit, shokët, miqtë dhe dashamirët, si dhe të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan Sadri Fazliun.
Ngushëllime nga Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot (PGS)” familjes Gjonbalaj.

