Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Nuk ka raste të reja të infektimit me Covid-19 në Mal të Zi

Laboratorët e Institutit për Shëndetin Publik gjatë 24 orëve të fundit kanë përfunduar analizën e 177 mostrave në mesin e të cilave nuk ka pasur raste të reja të infektuar me korona virus. Të theksojmë se aktualisht në Mal të Zi janë dy raste aktive të prekur me Covid-19. Siç është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik, numri i rasteve të konfirmuara të prekurve me Covid -19 prej fillimit të pandemisë në Mal të Zi është 326. Pacienti nga Budva tek i cili dje është konfirmuar virusi Covid- 19 është shtruar në kliniken infektive të Qendrës Klinike të Malit të Zi dhe është me parametra stabile vitale.

Exit mobile version