Guci 7 shkurt 2018
Nxënësit që vijojnë mësimin në gjuhen shqipe në kasën e 9-të të shkollës fillore të Gucisë sot u befasuan nga fakti se si u imponohet të plotësojnë këtë formular në gjuhë jo amtare gjegjësisht në gjuhë malaziase. Ata kontaktuan redaksinë e Faqes Plava e Gucia Sot për të shprehur indinjatën e tyre të thellë ndaj kuadrit të mësimdhënëseve të shkollës, por njëkohësisht pre të ua bërë me dije personelit kompetent se gjuha shqipe duhet të respektohet e barabartë në bazë të ligjeve dhe të drejtave që na takojnë;
Ky veprim habiti edhe shumë prindër të fëmijëve sepse nuk do të thotë se që të gjithë zotojnë gjuhen malaziase. Nxënësve në shkollë shqipe duhet të u dhurohen dhe kenë qasje në te gjithë formularët dhe dokumentet e duhura ne gjuhe amtare theksojnë ata ne shkresën qe na dërguan ne radiksin tone. /Plava e Gucia Sot