Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Organizata Turistike e Gucisë: Kundështojmë fuqishëm draft-planin për ndërtimin e gurores në vendin tonë

Të nderuar qytetarë

Si drejtor i Organizatës Turistike të Gucisë, shpreh kundështimin tim të fuqishëm ndaj draft-planit për ndërtimin e gurores në vendin tonë. Gucia është simbol i natyrës së paprekur, ujërave të pastra dhe potencialit turistik, të cilin nuk duhet ta sakrifikojmë për interesa afatshkurtra.

Hapja e një guroreje do të shkaktonte dëme të pariparueshme – shkatërrimin e peizazhit natyror, ndotjen e mjedisit dhe rrezikimin e turizmit, i cili është shtytësi kryesor i zhvillimit të komunës sonë. Projekte të tilla nuk janë e ardhmja e Gucisë!

Ftoj të gjithë qytetarët dhe institucionet përgjegjëse që së bashku të mbrojmë natyrën dhe t’i themi JO gurores! Gucia meriton zhvillim të qëndrueshëm, jo shkatërrim ekologjik.

Për Organizatës Turistike të Gucisë

Getoar Gjonbalaj, Drejtor

Exit mobile version