Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Padi penale kundër tre personave pasi sollën ujkun në ndeshjen e futbollit në Ulqin

Pasi u postua një video në rrjetetet sociale ku disa persona sillnin një ujk në kafaz në një ndeshje futbolli në Ulqin, Prokuroria Themelore e Shtetit te Malit te Zi dhe policia e qytetit te Ulqinit kanë reaguar. Siç është raportuar jozyrtarisht për portalin CdM nga policia, tre persona do të akuzohen për vepren penale të vrasjes dhe torturimit të kafshëve dhe shkatërrimit të habitatit të tyre, sipas nenit 309, transmeton Ulqini Online.

Portali cdm mbrëmë ka shkruar për këtë ngjarje pas së cilës kanë reaguar edhe mjaft shoqata joqeveritare që merren me mbrojtjen e kafshëve.

Po ashtu kompetentet do të kërkojnë të zbardhet se çka më vonë është bërë me kafshen në fjalë.

Exit mobile version