Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Pas mandatimit të Abazoviqit për kryeminister, Demokratët thërrasin për protesta në tërë Malin e Zi

mbarëkombëtare

“Për shkak të vendimit të Presidentit të Malit të Zi për të besuar mandatin për përbërjen e Qeverisë së 43-të tradhtare të Malit të Zi, pa zgjedhje dhe pa marrëveshjen e 41 deputetëve të shumicës parlamentare, ne thërrasim protestë të madhe mbarëkombëtare për të dielen në ora 18.00 në Podgoricë. “, kanë njoftuar Demokratët.

Ata thonë se ka ndodhur ajo që kanë njoftuar muaj më parë. “Plani tradhtar përveç kontureve mori edhe përmbajtje përfundimtare që askush nuk mund të thotë se nuk i sheh më: PDS dhe URA, përmes dhënies së mandatit për formimin e qeverisë së re Dritan Abazoviqit nga ana e Millo Gjukanoviq, ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin e ri mes tyre.”, thonë nga ky subjekt.

Exit mobile version