Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Pas rezistencës së fuqishme të komunës së Tuzit qeveria tërhiqet: “Instituti për shëndetin publik do të ketë korrigjimin e masave”

Instituti për shëndetin publik dhe Këshilli për luftën kundër korona virusit gjatë 24 orëve të ardhshme , në bazë të raportit të ri për situatën epidemiologjike , do të shqyrtojë korrigjimin e masave për komunën e Tuzit dhe të cilat do të jene në fuqi prej të hënës më 1 mars, ka kumtuar kryetari i kësaj komune Nikë Gjeloshaj.

Kjo marrëveshje është arritur pas takimit të Gjeloshajt me nënkryetarin e Qeverise së Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe me ministren e shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq. Ai ka theksuar se është arritur marrëveshja për një bashkëpunim më intensiv të Këshillit me komunat me rastin e miratimit të masave dhe do të veprojnë së bashku në respektimin e masave epidemiologjike. Sipas fjalëve të Gjeloshajt , komuna e Tuzit dhe qytetarët e sajë janë shembull në respektimin e masave gjatë 11 muajve të kaluar dhe do të kontribuojnë edhe më tepër në përmirësimin e situatës epidemiologjike në shtet. Gjeloshaj u ka bërë ftesë qytetarëve të Tuzit që, deri sa të sillen masat e reja, të respektohen masat të cilat janë në fuqi. Të theksojmë këtu se sot në Tuz të gjitha objektet hoteljerike janë të mbyllura. Të shtojmë se pas protestave të djeshme në qendër të Tuzit dhe bllokimit të rrugës ndërkombëtare janë ngritur aktakuza penale kundër Nik Gjeloshaj dhe dy personave të tjerë.

Exit mobile version