Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Pas shembjes së staneve, Policia e Malit të Zi tani arreston edhe pronarët e tyre

Policia malazeze ka arrestuar paraditen e sotme Afrim dhe Nezirt Gërvallën. Sipas familjarëve të tyre, këta të dy u arrestuan nën akuzat për uzurpim të tokës. Ata janë dërguar në stacionin policor në Rozhajë.

Afrim dhe Nezir Gërvalla të mërkurën kishin folur për Kohavisionin dhe ishin ankuar për shkatërrim të staneve të tyre. Stanet e familjes Gërvalla ndodhën në Bjeshkët e Ishtedimit. Banorët mes tjerash kishin thënë se asnjëherë nuk kishin pasur probleme nga shteti malazez, andaj kishin vazhduar me ndërtime të reja. Këta shqiptarë, të cilët kanë stane në Ishtedim, nuk kanë dokumente pronësore, por dëshmi që këtë tokë e kanë shfrytëzuar me dekada, kanë thënë se, ndër të tjera, janë varrezat që ndodhën aty.

Stanet e kosovarëve në Bjeshkën e Ishtedimit në Malin e Zi kanë filluar të rrënohen këtë të hënë, me arsyetimin se nuk kanë leje ndërtimi. Aty, shteti malazez planifikon të ndërtojë një qendër skijimi.

Exit mobile version