Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Për nxënësit fillestar të shkollave fillore, komunat e Plavës dhe Gucisë siguruan tekste mësimore falas

Plavë/Guci – Komuna e Plavës, për herë të parë këtë vit, siguron komplet tekstet mësimore (librat) falas, për nxënësit fillestar, të cilët në fillim të këtij viti shkollor, për herë të parë ulen në bankat e shkollave fillore “Hajro Shahmanoviq” të Plavës (me mësim në gjuhën malazeze dhe shqipe) e “Petar Dedoviq” të Murinës (me mësim në gjuhën malazeze), dhe në tetë paralelet e ndara 4 dhe 5 klasëshe të tyre (të gjitha në gjuhën malazeze), në fshatrat periferike, e sish, sipas të dhënave momentale, janë regjistruar rreth 100.

Përfaqësuesit relevant të komunës, njoftojnë se fëmijët dhe prindërit në bashkëpunim me shkollat në fjalë, me kohë do të informohen mbi mënyrën dhe kohën e shpërndarjes së komplet teksteve mësimore. Me këtë, Komuna e Plavës, prej këtij viti shkollor, aplikon praktiken e ofrimit të ndihmës prindërve, me qëllim që t’ua lehtësojë pajisjen e nxënësve fillestarë me libra që nga starti i shkollimit të tyre, e njëherit duke u uruar dhe dëshiruar nxënësve shëndet dhe sukses në shkollimin e tyre të posa filluar.

Edhe komuna e Gucisë, këtë vit për herë të pestë, siguron komplet tekstet mësimore falas për nxënësit fillestar, të cilët në vitin shkollor 2019/2020, janë regjistruar në klasë të parë, dhe në këtë mënyrë, do t’i ndihmojë prindërit në pajisjen me kohë të fëmijëve me libra.

Përfaqësuesit e Komunës së Gucisë, nxënësve fillestar, në shkollën amë “Xhafer Niloçeviq” në Guci (me mësim në gjuhën malazeze dhe shqipe), dhe në katër paralelet e ndara 4 klasëshe të saj në: Vuthaj, Martinaj e Vishnjevë (me mësim në gjuhën shqipe) dhe në Krushevë (në gjuhën malazeze), komplet tekstet mësimore do t’ua shpërndajnë në ditët e para të fillimit të vitit të ri shkollor dhe njëkohësisht duke u uruar atyre fillim të mbarë në shkollim dhe sukses në mësime.

Shaban Hasangjekaj

Exit mobile version