Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Përfundon stërvitja e Njësisë Speciale të FSK-së me Forcat Speciale të Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se pas 26 javëve të stërvitjeve, me shumë sukses ka përfunduar trajnimi i Forcave tona Speciale, trajnim ky i realizuar së bashku me Forcat Speciale të Shqipërisë, në terrene të ndryshme në Shqipëri.

Mehaj ka shkruar në Facebook se gjatë trajnimit, pjesëtarët tanë janë përgatitur për lidership, topografi, alpinizëm, përgatitje fizike, taktika speciale, përdorim të eksplozivëve, zbulim special, veprime me Helikopter, njohuri armatimi dhe qitje, shëndetësi etj.

“Trajnimi është mbyllur me sukses dhe Forcat tona të specializuara, janë në nivelin më të lartë të përgatitjes”, ka shkruar ai.

Exit mobile version