Kanë përfunduar punimet për urën që lidh Velipojën me Qendrën e Vermoshit, një investim i shumëpritur nga banorët e kësaj zone.
Falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare, me financim nga Ministria e Mbrojtjes dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Malësisë së Madhe, u realizua një projekt i rëndësishëm që ishte pritur prej shumë vitesh.
Kjo urë do të lehtësojë lëvizjen e banorëve dhe vizitorëve, duke hapur perspektiva të reja për zhvillimin ekonomik, rritjen e turizmit dhe krijimin e mundësive të tjera për gjithë zonën.
“Natyra na është falur nga Zoti, ndërsa ne kemi detyrën ta zhvillojmë këtë vend. Me mbështetjen e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, dhe Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe, z. Tonin Marinaj, punë të mira e presin këtë zonë të mrekullueshme”
Administratorja e Njësisë Administrative Kelmend,
znj. Florida Peraj

