Dje, u bë përurimi i punimeve të rregullimit të hapësirës, lokacioni 030 në rrugën Mujo Ulqinaku, mbi Ranë, të njohur si përmendorja. Përshëndesim rregullimin e çdo cepi të komunës sonë që duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve. Por, përurimi i përmendores „Sloboda” u bë në 77 vjetorin e bombardimit të Ulqinit të 7 nëntorit 1943, kështu thuhet në një reagim të Forcës së Re Demokratike.
Për fat të keq, ajo ditë ka qenë ditë zije për Ulqinin në të cilin Ulqini, gjatë bombardimit humbi së paku 39 banorë, e nga ata, sipas të dhënave aktuale plot 20 fëmijë nga familjet: Kasmi, Lamoja, Zejnelaga, Pufja, Ushaku, Lazoja, Raiçeviq, Mavriq, Stojanoviq, Causheviq e Jovoviq.
Përmendorja Sloboda është dëshmi e megalomanisë së ish-sistemit socialist/komunist. Qëllimi i ndërtimit në atë kohë nuk është e njëjta me shikimin e historisë në ditët e sotme në bazë të dëshmive historike që në vitet e ‘80 të shekullit të kaluar as që u guxuan të përmenden.
Vonë në atë dekadë u muar vesh për Masakrën e Tivarit, masakër të cilin e bënë po ato njësi partizane që kjo përmendore dëshironte t’i glorifikonte.
Ajo që u përurua dje është një dëshmi e gjallë e paditurisë dhe mendjelehtësisë së një pushteti, i cili kinse lavdëron antifashizmin por në të vërtetë nuk përballohet me krimet e asaj kohe. Qasja aktuale ndaj historisë vazhdon injorimin e së vërtetës dhe historinë e Servantesit e shfaq si historinë më të lavdishme tonën.
Kësaj qasje së shpejti duhet t’i vijë fundi sepse në vend që t’i kujtojë fëmijët e rënë të Ulqinit, kjo përmendore shndërrohet në kënd lojërash për fëmijë dhe përurohet me ballona të kuq dhe përmendore të lyer deri në gjysmë. Është e qartë që kjo përmendore ka më shumë nevojë për t’ia sqaruar historinë, ndërruar dedikimin duke gdhendur emrat e qytetarëve tanë që humbën jetën atë ditë.
Realiteti historik dëshmon që historia jonë kombëtare në Ulqin ka persona që në të vërtetë kanë jetuar dhe kontribuar për këtë vend dhe i kemi borxh që mos t’i harrojmë.
Zejnel Ibrahim Zejnelaga, 1920
Xhevdet Ibrahim Zejnelaga, 1936
Esma Kasmi, 1880
Fatime Kasym Kasmi, 1943
Hajrudin Ali Kasmi, 1939
Omer Ali Kasmi, 1940
Remzi Ali Kasmi, 1942
Jovović Vuka Ljiljana, 1935
Đakonović Šunja Đuro, 1890
Hajrije Lamoja (e lindur Mehmedi), 1902
Hakile Selë Lamoja, 1930
Haki Selë Lamoja, 1925
Xhevahire Jusuf Lamoja, 1931
Halil Mustafë Lamoja, 1910
Iljaz Dulo Pufja, 1931
Hajlije Dulo Pufja, 1934
Zyra Dulo Pufja, 1937
Meshqyre Dulo Pufja, 1940
Raičević (Kaluđerović) Drage, 1909
Raičević Blaža Đorđe, 1938
Raičević Blaža Jovana, 1936
Raičević Blaža Ljubica, 1931
Stojanović Vasa Branka, 1934
Stojanović (Mitrović) Jovana Janica, 1913
Stojanović Đura Joko, 1922
Franeta Raša Julka, 1903
Caušević Milutina Ike, 1941
Caušević Rista Rade, 1903
Iljaz Malush Çaushi, 1913
Xhivat Muhamed Hoxha, 1931
Halil Cafo Mavriqi
Xhemile Mavriqi (e lindur Kapidani)
Servete Halil Mavriqi
Nazire Cafo Mavriqi (e martuar ne Shkoder)
Esma Ushaku (e lindur Murati), 1922
Minire Ramazan Ushaku, 1941
Zyliha Lazoja (e lindur Gorana) me djalë dhe vajzë
Forca e Re Demokratike