Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Pezullohen punimet për hidrocentrale në Valbonë

Një ditë pasi banorët e zonës së Dragobisë në Tropojë protestuan kundër ndërtimit të hidrocentraleve në grykëderdhjen e Valbonës, Gjykata e Apelit ka vendosur për pezullimin e punimeve.

Sipas njoftimit, Apeli e ka vendosur si të drejtë kërkesën e 27 banorëve dhe shoqatës Toka.

Kjo shoqatë ka njoftuar se Apeli ka pezulluar punimet deri kur të dalë vendimi përfundimtar i gjykatës.

Banorët ishin ankuar se kanë dëgjuar shpërthime minash, dhe se nga këto shpërthime janë ndier në rrezik se mund të dëmtohen edhe shtëpitë e tyre.

Exit mobile version