Site icon PLAVA E GUCIA SOT

PLAVA HISTORIKISHT ESHTE DESHMUAR PER ATDHETARI

Koha e asimilimit një shekullor ka lënë gjurmët e saj në krahinën e Plavë Gucisë mirëpo kohëve të fundit jemi dëshmitar dhe vërehet me shumë në Plave ku vëllezërit tanë që me kohë kishin humbur gjuhën sot ata po kthehen në rrënjët e veta si ky burrë nga Plava me emrin   Rizë Ademi i Durit Shabajve (Rizo Adem Durov Sabovic).

Rizë Ademi Shabaj i përket vëllazërisë së legjendarit Jakup Ferrit përndryshe gjyshi i ti Dur Shabaj shquhej për luftëtar të mirënjohur kundër pushtimit malazias të Plavë Gucisë.

Rizë Ademi Shabaj po ndërton kullën mu afër truallit të shtëpisë  së Jakup Ferrit por sikur ky burrë përmes kësaj fotoje pran kullës së re po na dërgon një mesazh të qartë se unë jam këtu shqiptar në Plavën e qëndresës.

Malazezet mund ti kenë asimiluar me dhunë dhe urrejtje, por ne mund ti kthejmë me dashuri dhe mirënjohje!

Edhe duke folur gjuhen boshnjake, ose atë serbe, ata e kanë bërë detyrën e tyre, janë ende aty dhe po na presin. Është radha jonë te tregojmë se sa shqiptar jemi, jo duke i ofenduar, por duke i përkrahur dhe shikuar si vëllezërit tanë.

Shteti shqiptar duhet te zgjohet, t’ja filloi nga ADN-ja e ati vendi duke rindërtuar varrezat ne një mënyrë te denje për eshtrat e te parëve. Duke ngritur përkujtimore ne varret kolektive te masakrave malazeze. Duke ngritur memoriale, sado modeste për trimat qe luftuan për te mbetur shqiptar në Plave Guci.

 

Esad GJONBALAJ

Rizë Ademi i Durit Shabajve (Rizo Adem Durov Sabovic). me bashkeshorten Ferka pran kulles qe po ndertohet;
Kulla e re ne ndertim e siper
Exit mobile version