Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Pobjeda: Hudhet poshtë kallëzimi penal kundër Kishës së Serbisë për shkak të kishës në Rumi

Më 19 prill të këtij viti, Prokuroria Themelore e qytetit në Tivar e hodhi poshtë kallëzimin penal të Lëvizjes Malazeze të para gati pesë viteve, të datës 24 tetor 2018, kundër Kishës së Serbisë dhe Mitropolit së Malit të Zi për ndërtimin e një objekti metalik që kjo organizatë fetare e quan Kisha e Shën Trinisë, në majë të Rumijës, e cila ishte ngritur ilegalisht dhe me force nga ushtria e atëhershme e shtetit të Serbisë dhe Malit të Zi, shkruan Pobjeda, transmeton Ulqini Online.

Me analizë dhe vlerësimin e ndërgjegjshëm dhe të kujdesshëm të të gjitha provave materiale dhe personale në dispozicion, ky prokuror ka konstatuar se në rastin konkret ka skaduar afati i parashkrimit të ndjekjes penale – thuhet ndër të tjera në vendim.

Objekti prej metalit është e vendosur në Malin e Rumisë në vitin 2005.

Exit mobile version