Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Policia amerikane vret një shqiptar të armatosur në New Jersey (video)

Policia amerikane ka vrarë një shqiptar në New Jeresy, pasi që ai ka refuzuar ta dorëzojë armën.

Para se të qëllohej për vdekje, atij disa here i është kërkuar nga Policia që ta lëshojë armën nga dora.

Personi i vrarë raportohet të jetë Luan Agolli 42-vjeçar .

Sipas brokercheck, 42-vjeçari rezulton në profesion broker prej 15 vitesh, madje dhe i licensuar.

Ende nuk dihet çfarë e ka shtyrë atë të ndërmarrë këtë veprim ndërsa rezulton si person i rregullt dhe i punësuar në SHBA.

Daily Voice raporton se ngjarja ka ndodhur ditën e enjte. Ndërsa, Prokurori i Përgjithshëm i New Jerseyt, Gurbir S. Grewal, ka thënë se tani kanë nisur hetimet rreth këtij incidenti.

[KUJDES – Pamje të rënda!]

Nje postim i shokut te Luan Agollit ne facebook lidhur me vrasjen e ti nga policia e NJ
Exit mobile version