Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Policia e Ulqinit arreston 4 persona. Akuzohen për vjedhje të rëndë

Policia e Ulqinit ka identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë dhe ka bërë kallëzim penal për grabitje ndaj një të mituri.

Dyshohet se personi me iniciaelt D.I. (15) ka kryer veprën penale të grabitjes në dëm të një të mituri tjetër, duke i vjedhur celularin në mëngjesin e datës 24 qershor dhe duke ushtruar dhunë fizike. Policia e Ulqinit ka ndërmarrë veprime në kompetencë të saj dhe ka identifikuar të miturin në fjalë si kryes i kësaj vepre dhe kundër tij në procedurë të rregullt me ​​urdhër të prokurorit kompetent është ngritur kallëzim penal.

Po ashtu, pjesëtarët e policisë në Ulqin kanë identifikuar tre persona të akuzuar për veprën penale të vjedhjes së rëndë.

Nga liria janë privuar personat me inicialet G.K.H (46) dhe A.S.I. (54) nga Bullgaria, si dhe I.S. (42) nga Republika e Serbisë, të cilët dyshohen se natën e 26 qershorit kanë kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë duke thyer me mejte të sofistikuara një automjet në parking , me çrast kanë vjedhur para dhe arin që ndodhej brenda. Personat në fjalë i janë i janë dorëzuar Prokurorisë për procedura të mëtejshme.

Exit mobile version