Në masakrën në “Dubravë” ka marrë pjesë edhe një tjetër pjesëmarrës i mundshëm në masakrën në “Panda”. Kështu shkruan sot Portal M, i cili dje publikoi emrat e serbëve që kryen krimin në ‘Panda” e më pas fajin ia hodhën shqiptarëve. Si pjesëmarrës në të dyja masakrat përmenden emrat i Radomir Boban Baçoviq, lideri aktual i klanit “Skalar” dhe Sinisha Petriq i klanit “Zenica”.
Hetimi i Portal M, përmend edhe deklaratat e Aleksandar Vuçiq që iu dhanë shpresë familjarëve të serbëve të vrarë në rastin “Panda”. Ai tha se është zbuluar se ky krim nuk është bërë nga shqiptarët, sic është pretenduar me vite të tëra. Që nga ajo kohë, presidenti serb as që është takuar me familjet e djemve të vrarë në pejë gjatë vitit 1998, përcjell Gazeta Express.