Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Prej sot në Mal të Zi, bartja e maskave në hapësirat (lokalet) e mbyllura, e detyrueshme

200407 -- BERLIN, April 7, 2020 Xinhua -- Cashiers and customers wearing face masks are seen at a supermarket in Jena, Germany, April 6, 2020. The eastern German city of Jena became the first in the country to make wearing a protective face mask mandatory in public areas, such as shops, on public transportation and in buildings with public access during the COVID-19 pandemic. Photo by Kevin Voigt/Xinhua GERMANY-JENA-COVID-19-FACE MASKS PUBLICATIONxNOTxINxCHN

Për faqen e Portalit “Plava dhe Gucia Sot”

Shaban Hasangjekaj

Në harmoni me rekomandimet e Trupit nacional koordinues, prej sot në Mal të Zi fillon zbutja e re e ca rasteve të përkohshme mbrojtëse, të cilat kanë qenë të prura para 50 ditësh me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit Covid-19.

Në kushte të veçanta, sot fillojnë të punojnë shitoret, dyqanet zejtare, serviset, sallonet e kozmetikës dhe parukerisë, palestrat, ordinancat stomatologjike, auto shkollat, rent-a-car shërbimet, muzetë, galeritë, bastoret, etj.

Po ashtu, prej sot u mundësohet puna taksi transportuesve të qytetit, transportit publik lokal të qytetit në ato njësite administrative lokale në të cilat Instituti për shëndetin publik nuk ka regjistruar raste të infektuara me koronavirus, si dhe shkuarja e qytetarëve në vikend shtëpiza dhe në pronat familjare bujqësore.

Risi e veçantë është se prej sot në Mal të Zi në hapësirat (lokalet) e mbyllura është e domosdoshme bartja e maskave, apo facoletave për mbulesën e gojës dhe hundës, si masë e veçantë parandaluese e hapjes së virusit Covid-19.

Të dhënat e fundit të Institutit për shëndetin publik tregojnë se pas tri ditëve me radhë pa raste të reja me koronavirus, në 230 mostrat e testuara në laboratorët e mikrobiologjisë molekulare të tij, gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi është regjistruar rasti i ri me rezultat pozitiv në koronavirus. Rasti është nga Bijello Pola, dhe se burimi i infektimit të tij është në kërkim.

Në 66 mostrat e testuara dje, në kohën prej 08:00 deri në atë 21:00 nuk është regjistruar asnjë rast me koronavirus, dhe në 164 mostrat e testuara në intervalin kohor 21:00-10:30 është regjistruar një rast i ri në Bijello Pole.

Të dhënat e sipërshënuara dëshmojnë se numri i të prekurve me koronavirus në Mal të Zi, prej rastit të parë e deri më tani është rritë për një dhe ka shkuar në 323, prej të cilëve 51 janë fëmijë dhe të rinj të moshës 0-19 vjeçare.

Pasqyrëza e të prekurve me virusin Covid-19 nëpër komuna:

Podgoricë-164,

Tuz-37,

Nikshiq-34,

Tivarë-23,

Ulqin-22,

Andrijevicë-7,

Budva-7,

Plavë-7,

Bijello Pole-7,

Herceg Novi-6,

Danillovgrad-3,

Tivat-3 dhe

Guci-3.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit për shëndetin publik, gjendja epidemiologjike në Mal të Zi ka këta parametra:

– Të infektuar me koronavirus, prej rastit të parë e deri më tani, gjithsej 323 persona;

– Të shëruar nga koronavirusi, gjithsej 249 persona;

– Të vdekur nga koronavirusi, gjithsej 8 persona;

– Të infektuar aktiv nga koronavirusi, gjithsej 66 persona;

– Nën mbikëqyrje, gjithsej 1320 qytetarë;

– Në spitale të hospitalizuar, gjithsej 5 të sëmurë të prekur nga koronavirusi: 2 në Qendrën klinike në Podgoricë të vendosur në Klinikën infektive në prevetivë oksigjeno-terapike, 2 në Spitalin e Tivarit dhe 1 në atë të Beranit.

Në shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, sipas të dhënave të organeve të tyre relevante, situata epidemiologjike është më e volitshme dhe ka këta parametra:

– Në Shqipëri: 803 të infektuar, 543 të shëruar dhe 31 të vdekur;

– Në Kosovë: 851 të infektuar, 381 të shëruar dhe 25 të vdekur;

– Në Serbi: 9464 të infektuar, 1551 të shëruar dhe 193 të vdekur;

– Në Kroaci: 2096 të infektuar, 1489 të shëruar dhe 79 të vdekur;

– Në Bosnje e Hercegovinë: 1926 të infektuar, 855 të shëruar dhe 78 të vdekur;

– Në Slloveni: 1439 të infektuar, 241 të shëruar dhe 97 të vdekur dhe

– Në Maqedoninë e Veriut: 1511 të infektuar, 945 të shëruar dhe 84 të vdekur.

Exit mobile version