Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Prelvukaj: Zgjedhjet presidenciale në Mal te Zi dhe faktori shqiptar

Shkruar nga: Veton R. Prelvukaj*

“Shqiptarët dhe interesat i tyre në ketë shtet do të përfaqësoheshin  më denjësisht dhe në mënyrë më cilësore nëpërmjet një lëvizje popullore dhe jo nëpërmjet aq shumë subjekteve politike sa kanë sot shqiptarët në Mal të Zi “

Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi kanë nxjerrë fitues kandidatin i cili ishte cilësuar si favorit i këtyre zgjedhjeve.

Pa dyshim se, kontribut në fitoren e Z. Gjukanoviq, kishin dhëne partitë opozitare me politika të papjekura që janë në kundërshtim me interesin e përgjithshëm të shumicës së qytetareve e sidomos me deklarata kundër popujve pakice, integrimeve Euro-Atlantike dhe me retoriken kundër pavarësisë së Kosovës. Faktorë tjetër me rendësi përcaktuese në fitoren e zgjedhjeve te 15 Prillit ishte edhe mbështetja publike që kishte Z. Gjukanoviq, nga Shqipëria dhe Kosova, përqafuesit shtetërorë të te cilëve bënë presion të hatashme mbi subjektet politike shqiptare në Malin e Zi për dalje sa më masovike në zgjedhje për ta votuar Z. Milo Gjukanoviq. Z. Gjukanoviq do te mbahet në mend si njeri që bashkoj, Presidentin Ilir Meta, ryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulëzim Basha të cilët njëzëri dhe pa asnjë kusht mbështeten kandidaturën e Z. Gjukanoviq për president.

Gjithsesi, nuk mund e të mos vërehet dalja e ulët e popullatës shqiptare në zgjedhjet presidenciale.

Dalja e ulët e votuesve shqiptarë në zgjedhje është tregues se populli është i pakënaqur me diskursin politik të subjekteve politike shqiptare në Mal te Zi të cilat pa u ftuar nga askush, pa rezervë dhe pa asnjë kusht vrapuan për ta mbështetur kandidaturën presidenciale të Z. Gjukanoviq.

Me mos dalje ne zgjedhje populli ka manifestuar mos bindje qytetare duke kërkuar ndryshim te menjëhershëm të qasjes dhe se është koha e fundit të fillohet dërtimi një strategjisë afatgjate e cila në rend të parë do të garantoj mbijetesë e popullit në kuptimin ekonomik, ruajtjen e identitetit kombëtarë e kulturor dhe forcimin e faktorit shqiptarë si popull shtet formues.

Në te kundërtën subjektet apo individ në politikë të cilat nuk janë të gatshme për ketë projeksion duhet të tërhiqen nga skena politike dhe tu len vend atyre që kane vullnet dhe dëshirë për ketë punë.

Patrit politike formohen, zhvillohen dhe synojnë pushtetin nëpërmjet garës elektorale, me qene se populli shqiptarë është popull pakicë në Mal te Zi, shqiptarët dhe interesi i tyre në ketë shtet do të përfaqësohej më denjësisht dhe në mënyrë më cilësore nëpërmjet një lëvizje popullore dhe jo nëpërmjet aq shumë subjekteve politike sa kanë sot shqiptarët në Mal të Zi.

Si rezultat i sjelljeve të deritanishme armiqësore të subjekteve politike shqiptare në mes vete, nga 5 deputet shqiptarë sa kishte Kuvendi i Malit të Zi tash ka vetëm 1 përfaqësuese në ketë Kuvend. Nga gjiganti ekonomik kriporja e Ulqinit ka mbete vetëm kujtimi. Nga komuna e shume kërkuar e Tuzit tash kemi debakël elektoral dhe përfaqësim jo proporcional në pushtetin lokal në Plave e Guci.

Dalja e ulët e votuesve shqiptarë në zgjedhje nuk ishte vetëm porosi per subjektet politike në Mal të Zi por gjithashtu sinjal i qartë për shtetin e Shqipërisë dhe Kosovës, se populli shqiptarë në Mal te Zi është i pakënaqur me politikat që këto shtete udhëheqin në raport me Malin e Zi. Është gjithashtu shprehje pakënaqësie se si na trajtojnë këto dy shtete. Mos të harrojmë, Shqipëria e ka për obligim kushtetues të kujdeset për popullin shqiptarë jashtë Shqipërisë.

Përfaqësuesit shtetërorë e politik të Kosovës e Shqipërisë mos bindjen e qytetareve për të dal në zgjedhje duhet ta kuptojnë si paralajmërim të popullit se, vizita shtetërore zyrtare e jo zyrtare në Mal te Zi duhet të fillojnë nga Ulqini, Plava e Tuzi për të dëgjuar hallet e problemet me te cilat ballafaqohet populli e jo ti fillojnë vizitat nga kulluqet qeveritare në Podgoricë.

*Autori është magjistër ne fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë dhe ky shkrim përfaqëson mendimin persona

Exit mobile version