Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Preshevari e humb çantën me 3500 euro në Vranjë, e gjen dhe i’a kthen tekniku medicional

Një preshevari i ka humbur çanta me 3 mijë e 500 në Vranjë. Atë e ka gjetur shoferi i ri në ndihmën e shpejtë në Vranjë, Hristijan Spasiq (23), i cili e ka dërguar në polici.

Spasiq, i cili ka vetëm disa muaj që punon në Qendrën Shëndetësore të Vranjës, thotë se nuk ka pasur asnjë moment dilema se çfarë duhet të bëjë.

“Kam parkuar makinën time para godinës së vjetër të Kirurgjisë rreth orës 14:00 dhe shkova në punë. Rreth dhjetë metra larg meje pashë një çantë që ishte e ndotur. E mora nga toka dhe pashë që kishte shumë dokumentacion dhe një shumë të madhe parash, pasi më vonë mora vesh 3500 euro”, tregon Hristijan për Gazetën Online Reporteri.net.

Ai ka treguar edhe momentin kur ka shkuar në Polici dhe e ka parë personin që i kishte humbur çanta.

Sipas tij, këto para preshevari i kishte për fëmijën e tij, që ishte duke u trajtuar në Itali.

“Kur shkova në polici, ai burri ishte aty, pashë lot në sytë e tij dhe më goditi vërtet. Fëmija i tij është duke u trajtuar në Itali dhe ato para janë menduar për këtë rast, ky burri po bëhej gati për udhëtim dhe ishte nën stres të madh”, thotë Hristijan.

Në fund, ai shton se i është mbushur zemra dhe se nuk i pëlqen shumë vëmendja mediatike pasi është i sigurt se çdo njeri i ndershëm do të bënte njësoj si ai.

Exit mobile version