Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq më 18 maj do të vizitojë Kosovën

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiç, ka njoftuar se presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, do ta vizitojë Kosovën më 18 dhe 19 maj të këtij viti.

“Edhe pse demarkacioni mes Malit të Zi dhe Kosovës ka përfunduar pa mundësi rishikimi të tij, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të zhurmshme deklaratat e disa zyrtarëve kosovarë se çështja nuk është mbyllur. Ringjallja e kësaj teme, e cila rëndoi shoqërinë kosovare dhe u shoqërua me dhunë në rrugët e Kosovës dhe në Kuvend, është një provokim i rrezikshëm por i kotë me synimet e fundit. Duke pasur parasysh se presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë më 18 dhe 19 maj, presim që pas takimeve të planifikuara, Prishtina zyrtare përfundimisht t’i pranojë faktet dhe t’i japë fund demarkacionit ndërmjet dy shtete”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiç.

Ai pret që Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe liderë e Kosovës të caktojnë një afat për rinovimin e strategjisë së refuzuar për afirmimin dhe integrimin e komunitetit malazez, si dhe një afat për zgjidhjen e pozicionit të tyre kushtetues dhe ligjor dhe përfaqësim adekuat në Kuvendin e Kosovës.

“Gjithçka përtej kësaj do të çojë shumë shpejt në shkatërrimin e plotë të qenies etnike malazeze, e cila është përçarë dhe përçarë më tej për shkak të pasojave të situatës në vendin e origjinës”, tha ai.

Ndryshe kjo vizitë vjen pasi shqiptari Dritan Abazoviq u zgodh kryeministër i Malit të Zi, i cili i mandatua nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Afet BELA/ RTKlive

Exit mobile version