Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Presidenti i Malit të Zi nuk do i nënshkruan ndryshimet e Ligjit mbi liritë fetare

Historiani Dragutin Papoviq: “Presidenti i Malit të Zi nuk do i nënshkruan ndryshimet e Ligjit mbi liritë fetare” Historiani dhe deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve Dragutin Papviq, parsheh që Presidenti i Malit të Zi zt.Millo Gjukanoviq nuk do i nënshkruan ndryshimet e Ligjit mbi Liritë Fetare të cilat i ka aprovuar shumica në Parlament të Malit të Zi. Papoviqi ishte i ftuar në emisionin “Teleskopija” i cili emitohet në program të TVCG nga ora 20.05. “Presidenti ka të drejtën që një herë t’ia kthen Ligjin në rishqyrtim Kuvendit dhe jam i bindur që kjo edhe do të ndodhë” ka deklaruar Popoviq. Papoviq ka thënë që ka njohuri se është e paraparë që Kuvendi t’ia dërgon Presidentit Ligjin në fjalë në afat prej tre ditësh, por nuk është i sigurtë sa zgjatë afati në të cilin Presidenti duhet ta nënshkruan dekretin sipas të cilit ligji bëhet i plotëfuqishëm dhe hynë në përdorim, ose t’ia kthen Kuvendit të Malit të Zi në rishqyrtim.

Në rastin e kthimit të Ligjit në Parlament, sipas Papoviqit, Presidenti është i dëtyruar ta arsyeton pse e bënë këtë. Papoviq ka vlerësuar që mazhoranca në pushtet ndryshimet e plotësimet e këtij ligji qëllimisht i ka aprovuar në përvjetorin e shpalljes së tij, në shenjë revanshi ndaj Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) , respektivisht qeverisjës së mëparshme. Sa do të ketë efekt kthimi i këtij ligjit në rishqyrtim në Kuvend mbetet çështje e hapur, meqë sipas dispozitave nëse votohen ndryshimet për të dytën herë në Kuvend, këtij ligji nuk i nevojitet më nënshkrimi i Presidentit.

Exit mobile version