Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Presidenti malazez Gjukanoviq, ia ka kthyer Kuvendit ligjet e aprovuara më 29 dhjetor

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në bazë të nenit 94 paragrafi 1 të Kushtetutës së Malit të Zi në rishqyrtim dhe rivotim ligjet të cilët i ka sjellë Kuvendi i Malit të Zi i legjislacionit të 27-të në Mbledhjen e katërt të Seancës së Dytë të rregullte (vjeshtor) të vitit 2020 më datën 29 dhjetor 2020

Lidhur me kthimin e ligjeve për rishqyrtim Gjukanoviq i ka cekur arsyet vijuese:

Në Mbledhjen e katërt të Seancës së Dytë të rregullte (vjeshtor) të vitit 2020 më datën 29 dhjetor 2020 janë aprovuar 7 ligje

Në pajtim me nenin 90 paragrafi 3 të Rregullores së Kuvendit të Malit të Zi është paraparë si vijon: ”Kuorumi verifikohet përmes sistemit elektronik të votimit, në mënyrë që secili deputet është i obliguar që të identifikohet (paraqitet) personalisht duke e futur kartelën identifikuese  në sistemin elektronik ose në bazë të evidencës së sekretarit gjeneral të Kuvendit”.

Për këtë arsye të çështje e hapur se a ekzistonte kuorumi i nevojshëm me rastin e fillimit të seancës së përmendur dhe të aprovimit të rendit të ditës së saj, e lidhur me këtë është i diskutueshëm legjitimiteti demokratik si dhe pajtueshmëria e aprovimit të ligjeve të aprovuara me Kushtetuten e Malit të Zi dhe të normave juridike.

Presidenti po ashtu ka theksuar çështjen e hapur juridike të verifikimit të përfundimit të mandatit të deputetit Filip Haxhiq dhe konfirmimit të mandatit të Suada Zoranjiq, duke marrë parasysh vendimin negativ të Komisionit Zgjedhor Shtetëror, si dhe praktikën e përgjithshme  parlamentare në Mal të Ziqë mandati i deputetit konfirmohet vetëm në bazë të propozimit të këtij autoritetit të pavarur institucional.

Në bazë të asaj që u cek më herët, Gjukanoviq ia ka kthyer Kuvendit në rishqyrtim dhe rivotim:

1.Ligjin mbii ndryshimin e Ligjit të punës,

2.Ligjin mbi ndryshimet e plotësimet e Ligjit mbi liritë fetare dhe të gjendjes së bashkësive fetare.

3.Ligjin mbi ndryshimet  dhe plotësimet e Ligjit mbi nëpunësit dhe zyrtëarët shtetëror,

4..Ligjin mbi ndryshimet e plotësimet e Ligjit mbi mbrojtjen shëndetësore,

5.Ligjin mbi ndryshimet e plotësimet e Ligjit mbi institucionet kreditore,

6.Ligjin mbi ndryshimet e Ligjit mbi sanimin e institucioneve kreditore dhe

7.Ligjin mbi ndryshimet e plotësimet e Ligjit mbi fiskalizimin në qarkullimin e prodhimeve dhe të shërbimeve. /Plava e Gucia Sot

(Podgoricë, gazeta Vijesti)

Exit mobile version