Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Presidenti Meta me 24 Nëntor në Tuz, ndanë Dekorata malësorëve

Në prag të festës së Flamurit, Presidenti i Republikës së Shqiperisë, Shkëlqesia e Tij z. Ilir Meta ndanë dekorata malësorëve me të cilët krenohet kombi shqiptarë. Këtë e bëri të ditur prof.dr. Martin Berishaj përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”. Lidhur me propozimet e Institutit “Albanica”, dhe mbështetjës nga ana e komunës së Tuzit të këtyre propozimeve, pas një bisede paraprake me kryetarin e komunësTuz z. Nik Gjeloshaj, kanë ra parimisht dakord që ceremonia e dekorimit të bëhet me datë 24 nëntor në Tuz.
Të dekoruarit janë:

  1. Smajl Martinit- Titulli “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”
  2. Baca Kurt Gjeka Gjokajt – Titulli “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”
  3. Trimat e Kojës – Titulli “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”
  4. Zef Miliqit Lulgjuraj – Titulli “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”
  5. Gjergj Gjokajt – Titulli “Naim Frashëri”
  6. Rexhep Likajt – Titull ” Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
Exit mobile version