Sipas njoftimit të Gazetës së Alpeve më 31 korrik 2024, Princi Loris Kastrioti Skënderbeu II – do të vizitojë Gucinë,
Pasardhës gjenetik (në linjën mashkullore) i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Heroit Kombëtar të Shqiptarëve.
Princi Loris Kastrioti Skënderbeu II – është i Ftuar Nderi në “Takimin Kombëtar të Plavës-Gucisë, 2024”.
Për mirëpritjen dhe angazhimet e Pasardhësit të Skënderbeut në komunën e Gucisë do të ketë një program dhe protokoll të veçantë.