Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Prishtinë 19 Qershor 1999: Zoran Angjelkoviq duke gjuajt me armë në ballafaqim me disa pjesëtar të UCK-së (video)

(Associated Press VIDEO)

Ngjarja që shihni në këtë video ka të bëj me bashkëvendësin tonë Haxhë Balidemaj, pjesëtar i batalionit Atlantiku të UCK-së, batalion i përberë nga diaspora e shqiptare e Amerikës.

Në komunikim me redaksinë e portalit “Plava e Gucia Sot”  Haxha na deklaroj se personi që gjuan me revole nga dritarja më 19 Qershor 1999 në Prishtinë  është krimineli serb Zoran Angjellkoviq, që aso kohe ishte i angazhuar në aparatin shtetëror të regjimit të Millosheviqit e sot te Vuciqit. Ai gjuan me armë kur sheh makinën e pjesëtarëve të UCK-së me rroba civile pran  apartamentit dhe vendit kur vepronte ai me detyra të caktuara së bashku me rreth 20 paramilitar serb. Ai gjuan tri herë me armë thekson Haxha për redaksinë tonë në drejtim të disa pjesëtarëve  të UCK-së  të cilët ishin në dijeni për vendodhjen e këtyre paramilitareve serb.

Kryeministri Albin Kurti ia ka përmendur Aleksandër Vuçiqit në takimin që ka pasur në Bruksel dy serb Veljko Odaloviqin dhe Zoran Angjelkoviqin lidhur me njohuritë që këta dy kanë për personat e zhdukur me dhunë gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Zoran Angjelkoviq ka shërbyer si kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovën nga viti 1998.

Mediat ndërkombëtare siç është New York Times kishin raportuar për Angjelkoviqin.

NYT shkruan se Angjelkoviq pas hyrjes së NATO-s ka qëndruar në zyrën e tij në Këshillin Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovën në Prishtinë.

“Plani im personal është që të mos largohen derisa situata të stabilizohet. Nëse unë largohem të gjithë ata që s’janë shqiptarë do të largohen”, kishte thënë Angjelkoviq mediave te huaja ne qershor te 1999-tës.

Përshkrimi i videos

Prishtinë 19 Qershor 1999 nga Associated Press

Në video shihen të shtënat nga dritarja e Zoran Angjelkoviqit, dhe se si se si në prezencë të ushtarëve të KFOR-it, serbin e armatosur me automatik, Haxha arrin ta çarmatos, dhe vërehet qartë se si qyqari serb ik i tmerruar. Duke respektuar urdhrat e ushtarëve britanik me bombë në dorë, me sigurese te hequr,  Haxha shtrihet në tokë

Detonimi që dëgjohet më pastaj  është bomba që Haxha e kishte të gatshme me siguresë të hjekur për ta hedhur në ajër  kriminelin serb. Më pastaj Haxha bombën e hedh aty në park me urdhër të ushtarëve të KFOR-it britanik.

Ne video kur e pyesin nga jeni ai u përgjigjet ne anglisht “Jam UÇK” u thotë me krenari ai.

Haxhe Balidemaj është një aktivist i dalluar ne diasporën shqiptare te SHBA-ve por edhe një biznesmen i suksesshëm si këtu e po ashtu edhe ne atdhe. Kur Kosova kishte nevojë shumë për bijtë e vet Haxhe Balidemaj la çdo gjë për te i dal zot atdheut sepse alternativë tjetër nuk kishte./ Plava e Gucia Sot

Exit mobile version