Pritje solemne për nxënësit e Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq”
Kështu u pritën nxënësit fillestarë dhe nxënësit tjerë të klasëve më të larta në shkollën fillore “Xhafer Nikoçeviq” në Guci, në ditën e parë të vitit shkollorë 2021/2022.
Atyre ju drejtua me një fjalë rasti U.D. drejtoresha Mirsada Mulamekiq, e cila ju dëshiroi fillim të mbarë të vitit shkollorë, si nxënësve ashtu edhe mësimdhënësve dhe të gjithë punëtorëve të këtij Institucioni.
Me këtë rast e falenderoi Ministrinë e arsimit, shkencës, kulturës dhe sportit për donimin e librave falas për të gjithë nxënësit e shkollës fillore. Ajo gjithashtu e falenderoi edhe komunën e Gucisë e cila ka dhuruar nga 20€ për secilin nxënës fillestarë për blerjen e pajisjeve shkollore.
Pritje solemne për nxënësit e Shkollës Fillore në Guci
