Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Prof Dr NASER FERRI VIZITON QYTETIN E LASHTË DARDAN “MUNICIPIUM…

Prof Dr NASER FERRI VIZITON QYTETIN E LASHTË DARDAN “MUNICIPIUM DARDANORUM”

Bashkëpunëtori shkencor i Sektorit të Arkeologjisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës Prof.Dr.Naser Ferri me iniciativë të vet më 7.dhjetor 2017 vizitoi lokalitetin arkeologjik Municipium Dardanorum ne pjesën veriore të Kosovës.
Lokaliteti arkeologjik Municipium Dardanorum (Municipiumi apo qyteti i dardanëve) gjendet ne, Soçanicë afër Leposaviqit rreth 40 km nga Mitrovica.
Këtë vendbanim e kishin themeluar dardanët ne pozitë strategjike ne bregun e djathtë të lumit Ibër. Pas pushtimit romak, u bë një nga qendrat kryesore sociale e ekonomike e Dardanisë Romake. Kohën e artë Municipiumi Dardanorum e kishte përjetuar gjatë periudhës së sundimit të perandorit Hadrian(117-138 të erës sonë) kur ky perandor e kishte ngritur në rang të municipiumit romak(qytet me të drejta të veçanta) dhe kur ishte bërë qendër e distriktit xehetar Metalli Dardanici.
Qe nga viti 1990 institucionet kosovare nuk kishin qasje ne këtë pjese të Kosovës. Me 7.dhjetor për herë të parë pas 20 e me shume vitesh pata mundësin thekson Dr Ferraj, ta vizitoj këtë lokalitet. Për fat te keq ishte ne gjendje te mjerueshme meqë institucionet shtetërore e lokale serbe ne Veri te Kosoves e kanë lënë pas dore gjatë shumë viteve.
Tani është koha që të ndërmerret diçka në mënyrë institucionale për shpëtimin dhe rivitalizimin e këtij margaritari të thesarit arkeologjik të Kosovës.
Përndryshe prof. Dr Ferri, arkeolog i njohur dhe i vlerësuar lart ne rrethet e arkeologjisë dhe njohësit e lëmive përkatëse sikur po vazhdon misionin e paraardhësve te tij, Ferrajva te Plave Guci , por ky ne fushën e dijes për kohërat e jetojmë.
Do te dëshironim shume qe prof. Ferri ne aspektin e arkeologjisë te ipet mundësia qe edhe ne Plave Guci te prek këtë fushe te lashtësisë tonë, sepse kjo lëmi ne Plave Guci as që është prekur asnjëherë nga njohësit e kësaj fushe por supozojmë se vetëm se është tentuar te dëmtohet për te humbur rrënjët e lashta te lashtësisë tone.

Exit mobile version