Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Prokuroria Themelore e Shtetit ngre padi penale kundër Nik Gjeloshaj

Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë do të hetojë nëse Kryetari i i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kreu veprën penale të thirrjes për rezistencë, duke deklaruar se nuk do të respektojë masat e reja për mbylljen e objekteve hotelerike në Tuz.

Është formuar çështja penale në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë në lidhje me deklaratën e Kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, me qëllim të përcaktimit të bazave të dyshimit se është kryer vepra penale e thirrjes për rezistencë, deklaroi prokurori i shtetit Vukash Radonjiq.

Gjeloshaj ka reagur duke thënë se në luftën kundër diskriminimit, nuk ka asgjë që mund ta trembi.
Komuna e Tuzit është në grupin e parë dhe zonën e gjelbër, vendimi i qeverisë është politik dhe hakmarrje ndaj komunës së Tuzit.

Gjeloshaj pohon se nuk ka arsye që lokalet të mbyllen në Tuz, të cilët gjenden në zonën e parë të gjelbër në luftën kundër virusit Covid, urdhërin e qeverisë e shef si politike dhe hakmarrje pas që shpalosjes se flamujve te Shqipërisë dhe Kosovës në ndërtesën e komunës  se Tuzit para disa ditëve.

Siç shtoi ai, urdhëruesit janë Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviq.

“Ju mund të bëni gjithçka, edhe me plumb në ne, por nuk do të jeni në gjendje të na trembni dhe të na ndaloni të luftojmë diskriminimin. Mezi po pres të takohem me Dritanin.

Exit mobile version