Qytetarët e Malësisë kanë bërë protestë ditën e sotme, pas vrasjes së 19-vjeçares shqiptare, Sheila Bakija, nga ish bashkeshorti i saj, me breshëri plumbash në Tuz.
Protesta u organizua nga OJQ Lëvizja për Zhvillim Tuzi dhe Qendra për të Drejtat e Grave.
Dhjetëra qytetarë të mbledhur mbanin pankarta në gjuhën malazeze dhe shqipe, duke kërkuar drejtësi në rastin e vajzës së vrarë.
“Çohu Malësi në këmbë se nuk kemi bija me na u vra. Çohu se sot është e dikujt tjetër, nesër mund të jetë në derën tënde”. Mbro vajzën eduko djalin”, janë disa thirrje nga protesta e sotme.
Organizatorët bëjnë thirrje për një hetim urgjent në rastin e një gruaje të re që raportoi dhunë në polici.
Ju kujtojmë se policia është ende në kërkim të Ilir Gjokaj, i cili dyshohet për vrasje.
Malesia. Org