Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Publikohen emrat e shqiptarëve të arrestuar për vrasjen e policit në Malin e Zi, nuk janë nga Kosova

Janë arrestuar të dielëm në mbrëmje pas orës 17 në Sutorinsko Pole në përpjekje për arratisje përtej kufirit me Kroacinë tre nënshtetas shqiptar nga rrethi i Koplikut, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Bëhet fjalë për nënshtetasit shqiptar Lulzim Hasani (49), Luan Hasani (43) dhe Nure Hasani (67) që ngarkohen për vrasjen e zyrtarit të policisë kufitare malazeze Milutin Lekoviç (42) nga Herceg Novi.

Dyshohet se personat e lartcekur janë nga vendi Koplik i Shqipërisë, shkruan gazeta. Ata sot janë dërguar në intervistë tek hetuesit policor.

Mjekët e spitalit në Risan nuk ia dolën të shpëtojnë jetën e pjesëtarit të policisë kufitare Lekoviç që rreth orës 14.00 ishte qëlluar me armë në Igalo.

Dyshohet se në Lekoviç ka qëlluar me një të shtënë një nga personat me mbiemrin Hasani, gjatë kohës kur ata ishin kapur dhe dërgoheshin në stacionin policor.

Revolen e ka tërhequr nga ulësja e prapme në automjetin zyrtar dhe më pas janë arratisur me dy bashkëvendës.

Përderisa mjekët janë përpjekur për të shpëtuar jetën, kolegët e tij ishin vënë në kërkim të dy meshkujve dhe gruas që ishin arratis nga automjeti zyrtar.

Ata janë arrestuar shumë pranë kalimit në Kroaci, në kohën kur ishin duk ecur këmbë.

Kur ata janë gjetur dhe rrethuar, i dyshimti për vrasjen e policit përsëri ka nxjerr revolen. Ai është plagosur në dorë në shkëmbim të zjarrit dhe më pas janë është arrestuar së bashku me dy personat tjerë

Exit mobile version