Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Qërim hesapesh në Mal të Zi: Vritet Vesko Vukotic, i dyshuar për vrasjen e Enver Hadrit

Të shtunën në mbrëmje në Kotor të Malit të Zi është vrarëë 61-vjeçari Veselin ‘Vesko’ Vukotic, babai i shefave të supozuar të klanit kriminal të Shkalarit, ndërsa sipas informatave të para vrasjeen e ka bërë një vrasëës profesionist.

Një burrë me kapelë bejsbolli e ka pritur Vukoticin para apartamentit ‘Vukotic’ në Dobrotë dhe në të rreth orës 20.45 ka zbrazur disa të shtëna dhe ka ikur më pas, ndërsa Vukotic ka vdekur në spital.

Policia malaziase ka bërë të ditur se vrassja është aq me hollësi e planifikuar, sa do ta kenë vështirë ta gjejnë se kush e ka kryer vrasjeen.

“Pobjeda” e Malit të Zi shkruan se është fjala për armë automatike, ndërsa “Dan” se flitet për revole me shurdhues. Por, mënyra se si është kryer vrasja tregon se vrarësi për një kohë të gjatë e ka përcjellë ‘gjahun’, i ka ditur shprehitë e tij dhe lokacionet nëpër të cilat sillet.

Me vrasjeen e Vukoticit vazhdon lufta e klaneve kriminale të Malit të Zi, e cila po zgjat nga viti 2014 dhe në të cilën janë vrarëë rreth 30 njerëz.

Gazetari ynë Fahri Musliu, ndërkaq, ka përkujtuar se Veselin Vukotic është i dyshuar për vrasjeen e veprimtarit shqiptar Enver Hadri.

“Mbrëmë në Kotor të Mali të Zi, është vrarëë Veselin – Vesko Vukotiq i dyshuari për vrasjeen e veprimtarit kosovarë në Belgjikë, Enver Hadrit. Për më shumë lexoni mediat malazeze dhe serbe”, ka shkruar gazetari Musliu në Facebook, i cili për kohë ta gjatë ka qenë korresodent në Beograd i Medieve të Kosovës dhe i “Zërit të Amerikës”.

Enver Hadri, ishte veprimtar për të drejtat njerëzore dhe politike të shqiptarëve të Kosovës. Ai ëstë vrarëë më 25 shkurt të vitit 1990 në Bruksel, ndërsa vraasja e tij është porositur nga UDB-ja, përcjell Metro.

Si atentatorë të Hadrit, pos Veskos njihen edhe Andrija Lakonic dhe Darko Asanin, të cilët veprimtarin shqiptar e qëlluan me dy plumba në kokë deri sa kishte ndaluar ne një semafor. Hadri kishte me vete listën e 32 shqiptarëve të vrarëë në Kosovë nga Serbia të cilën do t’ia dorëzonte të nesërmen Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentin Evropian.

Andria Lakonic u vra një muaj më vonë nga bashkatentatori i tij V. Vukotic në një diskotekë (NANA) në Beograd. Darko Asanin u arrestua në Greqi më 1995, me ç’rast një gjykatë greke urdhëroi ekstradimin e tij në Belgjikë për gjykim, por me ndërhyrjen e Ministrit Grek te Drejtësisë Janis Potakis ai u dërgua në Serbi ku u vra më 1995. Veselin Vukotic është arrestuar në Spanjë në vitin 2006 dhe ka qenë në burg në Belgjikë deri me 19 dhjetor 2008 kur i është dorëzuar autoriteteve serbe.

Sipas policisë spanjolle, Vukotic, përpos vrasjees së Enver Hadrit ai kishte edhe dokumente paditëse për kryetarin e Jugosllavisë Slobodan Milloshevic në lidhje me vrasjee të shumëta. Në vitin 2003, një dëshmitar i mbrojtur në gjykimin e Milosheviqit ka dëshmuar se Vukotic ka pranuar vrasjeen e Hadrit. Dëshmitari i mbrojtur ka dëshmuar prapa xhamit me ngjyrë duke thënë se: Vukotic ‘më ka treguar për likuidimin e shqiptarëve në gjithë Evropën. Ai e bërë këtë më urdhrin e shërbimit sekret jugosllav. Të fundit që e ai e ka vrarëë ka qenë Hadri- shkruan në artikullin për Enver Hadrin në Wikipedia.

Exit mobile version