Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Qeveria e Malit të Zi emëroi Artan Kurtin inspektor të përgjithshëm në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare


Qeveria e Mali të Zi emëroi Artan Kurtin inspektor të përgjithshëm në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, shkruan Vijesti.

Ai u diplomua në Fakultetin Juridik në Sarajevë dhe ushtron profesionin e avokatit që nga shkurti.

Kurti është shqiptari i parë që mban një nga postet kyçe në policinë sekrete, puna kryesore e të cilit është kontrolli i brendshëm i ANB-së.

Ministrat e SDP-së nuk përkrahen këtë vendim të qeverisë, sepse në biografi nuk u paraqiten të dhënat negative që mund ta skualifikojnë atë si kandidat.

Por ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve, Fatmir Feka, tha se është i lumtur që kandidati është shqiptari i parë që mban atë post, duke thënë se e di se kush është dhe se ka një biografi të pasur.

“Unë nuk i ndaj në malazezë, shqiptarë dhe serbë, por është arritje që një shqiptar e mban këtë post për herë të parë”, tha Deka.

Exit mobile version