Site icon PLAVA E GUCIA SOT

QEVERIA E RE E MALIT TË ZI PA SERBË, KANË ARRITUR 44 MANDATE MBESHTETËSE

Koaliciini proserbë “Za budućnost Crne Gore”(Për ardhmëri të Malit të Zi) ZBCG nuk do te jete pjese e qeverise se re te Malit të Zi, ndërsa është arritur marreveshja qe Alleksa Baçiq te jete ne krye te Kuvendit, ka kumtuar mbreme mandatari Millojko Spajiq.Ai ka thene se deri me tash 44 deputetë jane deklaruar qe do ta mbeshtesin qeverine e re.
Veprimet e Spajiqit koalicioni ZBCG i vlereson si mosrespektim te vullnetit te qytetarevete cilet kane votuar ne zgjedhjet e fundit.
Mandatari Spajiq qe ne fillim e ka larguar nga kombinimet partinë DPS e cila kishte qene ne pushtet 30 vjet.
Spajiq ka thene se nuk mund ti besohet koalicionit ZBCG meqe i ka ofruar pesë here mundesi per bashkepunim e ata e kanë rrefuzuar dhe kane bere opstrukcione, kurse e vlereson si te sinqerte qendrimin e Partise Boshnjake e cila e ka perkrahur Millo Gjukanoviqin e joJakov Millatoviqin ne zgjedhje per president te Malit te Zi.
Mandatari Spajiq ka deklaruar qe edhe pa serbë Qeveria do ta kete mbeshtetjen e 44 deputeteve nga 81 sa i ka Parlamenti i Malit te Zi gjithsej.
Poashtu as koalicioni “Ujedinjena Crna Gora(Mali i Zi i bashkuar) i cil e ka mbeshtetur Spajiqin per mandatar te qeverisë e as koalicioni URA nuk do te jane pjese e qeverise se re.
Keshtu kryeministri aktual me mandat teknik Dritan Abazoviq, pas zgjedhjes se kryeministrit te ri do te kalon ne opozitë
Afati per krijimin e qeverise se re ka filluar me 10 gusht kur eshte emeruar mandarari Spajiq dhe do te zgjat 90 ditë.

Exit mobile version