Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Qeveria e re malazeze shlyhen nenet kontestuese të ligjit për liritë fetare

Qeveria e re malazeze gjegjësisht Ministri i drejtësisë dhe i të drejtave njerëzore dhe të pakicave ,Valladimir Leposaviq ia ka dorëzuar tekstin e ndryshimeve dhe të plotësimeve të ligjit për liritë fetare në të cilin janë shlyer të gjitha nenet kontestuese dhe është definuar se nuk do të ketë regjistrime për kishat ekzistuese, shkruan gazeta “Dan”.

Me këto ndryshime janë plotësuar të gjitha kërkesat e mitropolisë malazeze bregdetare dhe të dioqezave tjera në Mal të Zi . Në tekstin e gazetës “Dan” , kishat ekzistuese , respektivisht ato tradicionale nuk e humbin subjektivitetin juridik. Të drejtat e arritura pranohen dhe parashihet se askush nuk mund të shlyhet nga evidenca.

 Ndryshimet parashohin se do të pranohen , respektivisht vërtetohen marrëveshjet e nënshkruara dhe është futur edhe fjala vakuf me qëllim që të respektohet dhe të pranohet prona e Bashkësisë islame. Po ashtu theksohet se janë shlyer nenet 62, 63 dhe 64 dhe sipas ndryshimeve të ligjit , të gjitha kontestet pronësore do të zgjidhen në gjygj.

Exit mobile version