Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Qosja: Pushtetarët në Shqipëri e në Kosovë të mësojnë çka duhet mësuar, prej shqiptarëve të Malësisë së Madh

Akademik Rexhep Qosja ua ka uruar shqiptarëve të Komunës së Tuzit fitoren në zgjedhjet që u mbajtën të dielën në këtë komunë.

“Shqiptarëve të Komunës së Tuzit, shqiptarëve të Hotit e Grudës, shqiptarëve të Malësisë së Madhe, shqiptarëve të Malit të Zi, gjithë shqiptarëve kudoqofshin ata ua uroj Fitoren e Madhe: fitoren e shqiptarëve në Komunën e Tuzit në zgjedhjet komunale. Malësia e Madhe kurrë s’ka qenë e madhe me sipërfaqe, por Malësia e Madhe, gjithmonë ka qenë, është e do të jetë e Madhe me etikën e saj, me atdhetarizmin e saj, me mendjen e saj, me nderin e saj, me burrërinë e saj e me shumë vlera të tjera që e kanë bërë të lavdishme në historinë e popullit shqiptar, që e kanë bërë të lavdishme në sytë e gjithë atyre të huajve që gjatë historisë vizituan Malësinë e Madhe”, ka shkruar Qosja në llogarinë e vet në “Facebook”

Exit mobile version