Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Rama: Satelitët gati për t’u lëshuar në hapësirë, të monitorojnë Shqipërinë

Kryemnistri Edi Rama informoi se janë gati për t’u lëshuar në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, satelitët ALBANIA 1 dhe ALBANIA 2.

Rama theksoi se këta janë dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2.

“Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”, tha ai.

Më herët, Rama ka deklaruar se me lëshimin e satelitëve Shqipëria hyn në një epokë tjetër në funksion të zbatimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të shtetit.

Sipas tij, me satelitët do të krijohet një bazë e rëndësishme të dhënash që krijon mundësinë të bëhen më shumë analiza në funksion të programimit për të ardhmen.

Exit mobile version