Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Raportohet se një alpinist nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Valbonës

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se ka nisur operacioni i kërkim-shpëtimit për alpinistin nga Kosova që dyshohet se ka vdekur në Valbonë.

TopChannel ka raportuar se një alpinist nga Kosova është rrëzuar dhe ka humbur jetën në zonën e Alpeve, në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë të premten.

Sipas raportimeve, alpinisti nga Kosova është rrëzuar në një terren shumë të thepisur dhe shkëmbor për çka është e pamundur nxjerrja e trupit përmes helikopterit.

Është kërkuar ndihma e grupit “Alpinistët nga Kosova” për ta nxjerrë trupin.

“Një ekip e ShKShMK sapo ka filluar një operacion të ndërlikuar të Kërkim-Shpëtimit në zonën e Valbonës. Për informata më të hollësishme do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Exit mobile version