Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Reagim e politikanit shqiptar zt Deli Balidemaj nga Gjermania lidhur me ngjarjet në Martinaj dhe publikimit të gazetës Bota Sot

Në një reagim në Facebook, Deputeti në Parlamentin e Bavarisë së epërme me origjinë nga Martinajt e Gucise zt Deli Balidemaj ndaj një publikimi ne Bota Sot nder të tjera shkruan:

Në shërbim të kujte është kyfar shqipfolës F. B. i gazetës pa Redaktor Bota Sot, ngase po që të kishte një të tillë nuk do lejohej ky Turp.

O F. B. njëri i paedukat se analfabet po se po.

Martinaj jo Martinoviq që shënon ti është fshati im i lindjes në të cilin këto 100 vitet e fundit ka pasur vetëm një familje malazeze, të tjerët jan shqiptar të lënë mbas dore nga të njëjtit e sojit tënd qe udhëheqin shtetet Shqiptare.

I bëj thirrje përgjegjësve të gazetës Bota Sote të kërkojnë falje për këtë pafytyrësi dhe fyerje ndaj bashkëfshatarëve të mijë, të cilët po mundohet të ruajnë dhe mbrojnë identitetin Shqiptar.

Shkrimi i Bota Sot:

Mediat akuzojnë shqiptarët për thyerje të kryqit dhe hedhje në lumë – sulm i shqiptarëve ndaj objektit të shenjtë në Mal të Zi

Si thotë „Novosti“ kërcënime të tmerrshme dhe fjalë fyese në llogari të objektit të shenjtë serb, klerit dhe besimtarëve ka thënë edhe zyrtari i policisë komunale të Gusisë Bujar Hasangjekaj, transmeton “Bota Sot”.

Sulm i ri i shqiptarëve në Malin e Zi në objektet e shenjta serbe. Kësaj radhe në lokalitetin Martinoviq jo larg nga Gusia, ku banorët I kundërvihen rindërtimit të Kishës së Vasilije Ostroshkog Çudibërësit, kanë përdhos kryqin kryqin nga themeli I rindërtuar!

“ E kanë nxjerr, e kanë thyer dhe e kanë hedhur në lumë në natën mes të hënes dhe të martës, kur besimtarët e kanë vërejtur çka ka ndodhur” ka thënë për “Novosti” kleri Bojan Radunoviq, prifti i Gornjopolimskit dhe Andrijevicës, i cili rastin e ka paraqitur në polici që ka dal dhe ka shikuar vend ndodhjen.

“Shqiptarët në të gjitha mënyrat po tentojnë që të na ndalojnë në rindërtimin e objektit fetar, që dikur e kanë djegur dhe shkatërruar, por nuk do kenë sukses në këtë. Kemi shërbyer liturgji në Ditën e Shën Vasilije dhe për çudi çdo gjë kaloi në rregull. Të gjithëve kjo iu duk e dyshimtë, sepse nuk kishte tentime të zakonshme pengimi dhe hedhje fjalësh. Por ja, ata kanë bërë atë që ka premtuar një zyrtar I komunës Gusi, që ka kërcënuar me djegie nëse rindërtohet. Tash për tash kjo kalon pa u dënuar, po deri kur do të shohim “ ka thënë ati Bojan, që pret reagim të vendosur të shtetit, që do duhej të konfrontohet me njerëz që shpërndajnë urrejtje kombëtare e fetare.

“Ftoj për paqe dhe përmbajtje fqinjët tanë shqiptar, besimtarët tanë dhe të gjithë ortodoksët që iu duken të rënda provokimet në të cilat jemi ekspozuar. Besimi ortodoks është fe e paqes, dashurisë dhe faljes, por pres edhe nga qytetarët e besimeve tjera që ashtu të sillen dhe që mos tentojnë që askujt të ja ndalojnë besimin sikur që këtë as ne nuk e bëjmë – ka thënë prfti Radunoviç.

Si mëson „Novosti“ kërcënime të tmerrshme dhe fjalë të shëmtuara në llogari të objekteve të shenjta dhe besimtarëve ka thënë zyrtari I policisë komunale në komunën e Gusisë Bujar Hasangjekaj.

Shenjë shqiptarëve nga Martinoviq dhe Gusia që të nisen në sulm ndaj këtij objekti ditë më parë ka dërguar edhe ish0kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha duke konstatuar se „përfaqësuesit e SPC dhe grupet ekstremiste kanë provokuar banorët dhe rindërtojnë kishën” duke ftuar shtetin e Malit të Zit ë intervenoj.

Është e qartë se porosia e Berishës është kuptuar në Martinoviq.

Exit mobile version