Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Reagojnë OJQ- të e komunitetit Boshnjak në Kosovë – Nuk i njohim përfaqësuesit që nuk kanë dalë nga votat tona

OJQ-të në prononcimin e tyre thonë se distancohen dhe nuk do të pranojnë si përfaqësues të tyre ata politikanë që u zgjodhën kundër vullnetit të popullit boshnjak të Kosovës, domethënë u zgjodhën me votat e komuniteteve të tjera.

Ata kanë bërë thirrje ambasadave të huaja dhe përfaqësuesve diplomatikë në Kosovë, të reagojnë, pasi po shtrembërohet vullneti i qytetarëve.

“Prandaj, ftojmë, të gjitha institucionet kompetente për të adresuar seriozisht këto fenomene antikushtetuese anulojnë mandatet e paligjshme sepse ato janë në kundërshtim me garancitë e përfshira në Kushtetutën e Kosovës. Ne u bëjmë thirrje ambasadave të huaja dhe përfaqësuesve diplomatikë në Kosovë që të bashkohen në zgjidhjen e këtij problemi, sepse askush nuk ka të drejtë të shtrembërojë brutalisht vullnetin elektoral të qytetarëve të komuniteteve jo-shumicë”. Ne u bëjmë thirrje përfaqësuesve politikë të komuniteteve jo-shumicë të luftojnë së bashku dhe në një mënyrë të sinkronizuar kundër uzurpimit të vendeve të garantuara, sepse kjo situatë është e lidhur kauzalisht me sjelljen e dobët të politikës në të gjitha nivelet në periudhën e mëparshme.

“Ne i kërkojmë Kryeministrit të ardhshëm të gjejë një model dhe mekanizma të ri për të mbrojtur komunitetet jo-shumicë nga sulmet e tilla në vendet e garantuara dhe institucionet e brishta demokratike të Republikës së Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në fund. 

Exit mobile version