Ish kryetari i Deçanit, tash deputet në Kuvendin e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka reaguar pas përpjekjeve mashtruese të Manastirit të Deçanit dhe Kishës serbe për të bllokuar punimet në rrugën magjistrale Deçan – Plavë.
Reagimi i plotë i Selmanajt në Facebook:
Qytetarë të nderuar!
Sot paska reaguar prapë Sava Janjiqi lidhur me rrugën Deçan- Plavë!
Nuk mendoj se bllokimi i zhvillimit të Komunës është interes i Manastirit, përkundrazi!
I ftoj përfaqësuesit e Manastirit që të bashkëpunojnë me Komunën dhe t’i shtyjnë përpara projektet që janë edhe në interes të vetë Manastirit!
Rruga transit e bllokuar në vitin 2007, u zhbllokua në takimin e thirrur nga ambasador francez sipas kërkesës sime!
Atëherë kisha marr premtimin e qeverisë por projekti vazhdonte të mbetej i bllokuar prandaj në ambasadën franceze ishte mbajt takimi me temën; ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë!
Në takim ishin, kryeministri Hashim Thaçi, Samuel Zhbogar, ambasadori amerikan Kristofer Dell, Sava Janjiq, Rasim Selmanaj i shoqëruar nga drejtorët, Ramë Melaj dhe Agron Demukaj!
Nga ky takim u zhbllokua ky projekt dhe para 4 viteve kishte filluar ndërtimi i kësaj rruge ku u asfaltuan dy km e dy të tjera u hapen, por nuk u përkrah nga Qeveria Mustafa!
Tani kur ky projekt e ka përkrahjen e Qeverisë Haradinaj, pengesat janë të papranueshme dhe jo të shëndetshme për Manastirin!
Dëshiroj t’ia rikujtoj z. Sava qe ne kishim një memorandum për asfaltimin e rrugës ekzistuese në gjatësi 2.4 km në zonën e mbrojtur, prandaj vazhdimi i asfaltimit të rrugës ekzistuese është para se gjithash në të mirë të Manastirit! Komuna dhe kryetari Ramosaj kanë të drejtë!
Nga dy rrugë të “ndaluara” kishim dy rrugë që u nisen prandaj ato duhet të vazhdojnë sepse ligji mbi zonën e mbrojtur nuk e ndalon kur ekziston vullneti!