Prishtina dhe Tirana zyrtare, duhet të jenë zëri dhe ndërtojnë një qëndrim lidhur me diskriminimin dhe çështjen e pazgjidhur, ka deklaruar Refik Hasani, në një takim duke folur lidhur me pozitën e rëndë të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.
Tema e diskutimi ishte, edhe pas Referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars 1992.
Refik Hasani ka thënë me këtë rast se këto çështje duhet të ngritën në instanca e mekanizma ndërkombëtare. Të ketë reciprocitet, e përkujdesje institucionale të përhershme. Tryeza është organizuar nga AFEDS-i, më datën 2 mars 2021 në Hotel ,,Emerald’’,në Prishtinë.
Kanë kaluar 29 vite që nga mbajtja e Referendumit në tri komunat në të cilin banorët e kësaj ane kishin shprehur vullnetin e tyre politik.
Që nga ajo kohë, gjendja e shqiptarëve që banojnë në këto treva edhe më tej mbetët e rëndë, kurse ne banorët sy e vesh i kemi të kthyer kah Kosova e Shqipëria.