Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Regjistrimi i popullsisë do të mbahet në vjeshtë

Sipas Drejtorisë së Statistikës(Monstat)  bëhët me dije se të gjitha përgatitjet janë duke u kryer sipas dinamikës së planifikuar, ndërsa për komisionin regjistrues qe do të punojë në regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave, do të mbahet në vjeshtë(1-15 nëntor), Qeveria ka ndarë 3 milion euro, që është dëshmi e sigurt që pas dy vitëve  qytetarët do të kenë mundësi të deklarohen ne këtë proces i cili iu mundëson atyre të deklarohen për përkatësinë e tyre kombëtare, gjuhësore, fetare e gjinore si kudo në vendet demokratike

Nga Nail   Draga

Ndonëse regjistrimi i popullsisë është dashur të mbahet në vitin 2021, por për shkak të pandemisë coronavirusit, është shtyer për vitin vijues, si dhe më pas por definitivisht do të mbahet dy vite më pas në vjeshtë të këtij viti(1-15 nëntor).

Pikërisht në lidhje mbi këtë çështje  sipas  Parlamentit evropian, kohë më parë Mali I Zi është thirur që të realizojë regjistrimin deri në fund të vitit, sipas BE dhe  standardëve ndërkombëtare.

Politizimi i regjistrimit të popullsisë

Çështja e regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi ka përmasat e politizimit me tepër se ne vendet tjera. Në këtë aspekt vazhdimisht kanë debatuar partitë politike tëcilat janë ndarë në proserbe në njerën anë dhe ata malazeze në anën tjetër.

Në lidhje me këtë çështje në Mal të Zi madje ka pasur propozime qe të eliminohet struktura kombëtare, gjuhësore, fetare e popullsisë. Një deklarim i tillë nuk është mbeshtetur nga pozita aktuale ndërsa është insistuar nga opozita duke theksuar qe regjistrimi i popullsisë të shtyhet për vitin vijues , duke marrë parasysh  stabilitetin shoqëror dhe politik.

Por, në sajë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare( 11 qershor 2023) n ë Mal të Zi kemi një realitet të ri në sajë të dekompozimit të skenës politike, ku koalicioni i cili llogaritet se do të jenë përbërësit e pushtetit, theksojnë se nuk ka pengesa qe të realizohet regjistrimi i popullsisë, në afatin e planifikuar.

Mjetet e siguruara për regjistrim

Nga subjekti Evropa tani  që ka fituar më së shumiti mandate në zgjedhjet e fundit theksojnë  se aktët ligjore në lidhje me regjistrimin  e popullsisë janë miratuar , ndërsa mjetet financiare për mbajtjën e tij janë siguruar, andaj nuk ka asnjë arsy  qe regjistrimi të  mos realizohet.

Ngjajshëm mendojnë edhe partitë tjera të cilat do të jenë pjesë e shumicës parlamentare, ndërsa përjashtim bëjnë socialdemokratët(SD) të cilët theksojnë se nuk ka kushte për regjistrim deri në fund të vitit, edhe pse këtë veprimtari e vlerësojnë si të nevojshme.

Me herët nga Monstat-i kanë informuar se në regjistrimin e popullsisë do të marrin pjesë rreth 4000 regjistrues  dhe në fletëregjistrim  do të jenë  rreth 50 pyetje.Në lidhje me realizimin praktik të regjistrimit të popullsisë qeveria ka ndarë 3.207.279 euro.

Diaspora  me identitetin e vet 

Si në regjistrimet e mëparshme edhe në këtë regjistrim do të evidentohet edhe diaspora. Por, çështja qendron se a do te kemi diasporë me të dhëna të kompletuara apo si çështje numërike. Në këtë aspekt regjistrimi i fundit të popullsisë(2011) ishte i dështuar  sepse aty ajo na është prezantuar vetëm me numra, pa të dhënat identitare, diaspora ka qenë e evidentuar me tërë përmbjtjën e saj strukturaore, sikurse popullsia vendore.

Nuk ka dilemë se një veprim i tillë ishte në kundërshtim me të drejtën elementare të pjesëtarëve të popujve që janë vendosur në botën e jashtme që njihen me emrin e diasporës. Në këtë aspekt kemi diasporën e vjetër që njihet si historike, por edhe ate të kohës së re. Çdo tentim për të eliminuar të dhënat për diasporën ka prapavi politike, duke mos treguar të vërtetën, sepse ajo është pjesë e pandarë të qytetarëve të këtij vendi. Ndërsa sipas të dhënave që disponoj më shumë së dy të tretat e diasporës janë shqiptarë e boshnjakë e më pak janë malazias apo serb, që është dëshmi e pozitës dhe statusit të tyre  kombëtar e social  në Mal të Zi.

Shqiptarët, pjesë e komisioneve

Përveç se fletëregjistrimi duhet të jetë në gjuhën shqipe, praktikë e cila këtu është e pranishme nga viti 1971, përfaqësues të shqiptarëve duhet të jenë edhe pjesëtarë të komisioneve përkatëse. Këtu e kemi fjalën për ata komuna ku shqiptarët janë popullsi autoktone nga Ulqini në jug dhe Rozhaja në veri. Ata nuk duhet të jenë formal si pjesë të komisionit regjistrues, por edhe të marrin pjesë në përpunimin dhe  me pas në publikimin e të dhënave. Vetëm me një qasje konstruktive dhe pa paragjykime mendoj se do të realizohet misioni i regjisrtimit të popullsisë, duke ofruar pamjen reale në çdo vendbanim e komunë në nivel shteti.

Në këtë drejtim partitë politike qe përfaqësojnë shqiptarët duhet të jenë aktiv, duke ofruar mbeshtetje kadrovike e logjistike në procesin e regjistrimit të popullsisë. Vetëm me një angazhim të tillë do të eliminohen defektët dhe paragjykimet sepse procesi i regjistrimet paraqet gjendjen reale të popullsisë sipas strukturave përkatëse si kudo në botën demokratike.

Regjistrimi obligim shtetëror

Në sajë të metodologjisë se regjistrimit të popullsisë opinioni i gjerë e ka të qartë se kemi të bëjmë me obligim shoqëror për çdo shtet. Madje dihet se përmes regjistrimit të popullsisë ofrohen të dhëna mbi numrin e banorëve, strukturën profesionale, kombëtare, gjuhësore, fetare etj. Po ashtu ofrohen të dhëna me lëvizjet migruese të popullsisë   në vend apo në botën e jashtme. Të dhënat e tilla përpunohen dhe publikohen më pas të cilat ofrojnë të dhëna për planifikimin shoqëror dhe projekte të ndryshme zhvillimore.

Andaj në këtë aspekt nuk ka dilemë se publikimi i të dhënave të përkatësisë kombëtare të popullsisë do të jetë me interes sepse deri më tash në këtë aspekt ka vërejtje të mëdha, sidomos nga përfaqësuesit e serbëve  të cilët theksojnë se numri i tyre është më i lartë se sa e ka paraqitur statistika zyrtare. Ne këtë aspekt, vërejtje kanë edh shqiptarët të cilët duke qenë popullsia e vetme josllave në këtë mjedis, kemi informacione se numri i tyre është paraqitur me i ulët se sa është realisht, qe e ka paraqitur  statistika zyrtare.

Në lidhje me këtë çështje cekim se në regjistrimin e fundit të popullsisë(2011) sipas përkatësisë kombëtare janë deklaruar: malazeze(45%), serb(29%), boshnjak(8.65%), shqiptar(4.91%), musliman(3.31%) si dhe kroat(0.97%).

Nuk ka dilemë se në regjistrimin vijues të popullsisë do të ofrohen të dhëna me reale sipas përkatësisë  kombëtare të popullsisë në Mal të Zi, duke eliminuar defektët në regjistrimet e mëhershme, duke qenë me transparente për qytetarët e këtij mjedisi.

(Korrik  2023) 

Exit mobile version