Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi reflekton mungesën e vetëdies kombëtare

?????????????????????????????????????????????????????????

Hajrullah Hajdari

Ditë më parë MONSTAT-i (Drejtoria për Statistikë e Malit të Zi) shpalli rrezultatet e regjistrimit tëpopullsisë në Mal të Zi, i krzer në dhjetor të vitit 2023

Qëllimi i regjistrimit të popullsisë është sigurimi ishënimeve për numrin e përgjithshëm dhe shtrirjenterritoriale të popullsisë, përgatitjen arsimore, rrjedhate migracionit, gjendjen social-ekonomike e këtu nëMal të Zi edhe të përkatësisë nacionale, fetare e gjuhësore, në nivel shtetëror, komunal dhe tëvendbanimëve. Regjistrimi është kryer në formëntradicionale, me metodën e intervistës. Duhet shtuar se sipa metodologjisë për organizimin dhe zbatimin e regjistrimit qytetari nuk ka qenë i obliguar të përgjigjetnë pyetjet mbi përkatësinë nacionale, fetare dhe gjuhësamtare. Këtë mundësi e kanë shfrytëzuar 4,87% tëpopullsisë për përkatësinë nacionale dhe etnike, 3,99% për gjuhën amtare ndërsa 2,61% për përkatësinë fetare.Përveç autoriteteve shtetërore, një pjesë të të dhënavedo të mund t’i përdorin edhe hulumtuesit, mediat, akademia, e organizatat joqeveritare dhe atondërkombëtare, për përpilim të raporteve të ndryshme.

– Regjistrimi ishte  shumë politikë se sa numrimreal i banorëve

Shënimet statistikore të dala nga regjistrimi i vitit2023, si edhe të çdo regjistrimi, ndihmojnë nëorientimin e politikave dhe shërbimeve për të mirën e qytetarëve, e nga njëherë përdorën edhe për qëllime tëtjera që mund të kenë pasoja negative për territorin apo komunitetin e caktuar. Prandaj, sidomos për pakicatregjistrimi i popullsisë është më tepër se numrim sepseato shpeshherë janë thelbësore për veprim, vendimmarrje e bashkërendim të halleve qytetare. 

Duke analizuar rrethanat politike të kohës së zbatimittë regjistrimit të popullsisë, shtyrjen e afatit, përzierjene Kishës Ortodokse Serbe me ndikim në shprehjen e lirë të identitetit kombëtar dhe gjuhësor, presionet e ndryshme ndaj pakicave me ndikim direkt nëdeklarimin dallues ndërmjet kombit dhe gjuhës amtare, mund të konstatojmë se ky regjistrim i popullsisë ka qenë më shumë politik se sa real, pra ka qenë mëshumë se domëthënja dhe vlera apsulute e numrit.   

– Rrezultate zhgënjyese për shqiptarët

Rezultatet e regjistrimit për shqiptarët në Mal të Zi nëkuptimin e perspektivës së këtij komuniteti kombëtarjanë zhgenjyese, ose janë aq të mira sa ia kemi bërëhyzmetin!  

Sipas rezultateve të regjistrimit në Mal të Zi jetojnë jo më shumë se 30.978 shqiptarë ose 4,97% të numrit tëpërgjithshëm të popullsisë. Në krahasim me regjistrimin e vitit 2011 numri i shqiptarëve në Mal tëZi për 12 vjet është rritur vetëm për 539 shqiptarë -0,06%., ose 45 banorë në vit! Pa analizuar arsyet e kësaj gjendjeje dëshpruese, sepse mund të ketë shumëtë tilla, mund të themi se “çka kemi mbjellë kemikorrë”! Ky regjistrim nxjerrë edhe një fakt tjetërdëshprues për shqiptarët. Në Mal të Zi jetojnë 32.725(5,25%) qytetarë gjuha amtare e të cilëve është gjuhashqipe, pra 1.747 qytetarë flasin shqip ndërsakombëtarisht deklarohen joshqiptar. Ky rezultat ështëminimalisht më i favorshëm numerikisht së në vitin2011 kur 2.232 qytetarë, pra 485 më shumë, deklaruanse gjuhën amtare e kanë gjuhën shqipe por nuk na ishintë kombësisë shqiptare. Për të tjetërët qesharake, përbuzje ndërsa për shqiptarët mjerim në kuptimin e plotë të fjalës. Por kur ne shqiptarët  dëshirojmë ta ngushllojmë apo arsyetojmë sadopak veten atëherëarsyen e kërkojmë të politika asimiluese malazeze dhepresioneve të ndryshme ndaj shqiptarëve në këto trojenë 146 vitet e kaluara nën sundimin e tyre. Dhe kjoështë e vërtetë, por nuk është arsyeja e vetme. Duhet tëpranojmë se asaj pjese të popullsisë shqiptare i mungonndërgjegjia dhe vetëdia kombëtare ashtu si këto cilësi imugojnë edhe intelegjencës dhe politikës shqiptare në përgjithësi.

– Mungesë e ndërgjegjës dhe vetëdies kombëtare

Sa u përket komunave gjendja më e favorshmeparaqitet në Ulqin ku shqiptarët përbëjnë 73,53% tënumrit të përgjithshëm të popullsisë, pra kemi një rritjetë prej 1002 ose për 7,11% në krahasim me 2011. Nëkomunën e Tivarit 1919 banorë janë deklaruar sishqiptar ose 596 më pak se në vitin 2011, në komunëne Tuzit 8119 ose 62,55 % janë deklaruar shqiptarë, nëkomunën e Plavës 853 ose 9,43% janë deklaruarshqiptar, në komunën e Gucisë 1352 ose 34,38% dhenë Rozhajë 1176 ose 5,07%, pra 18 shqiptarë mëshumë se në vitin 2011. Ndërkaq, gjuhën shqipe e flasin: në Ulqin 15233 banorë, 74,28% ose 155 mëshumë se banorët që janë deklaruar me kombësi qëjanë shqiptarë e që paraqet një përmirësim prrej 1,02% në krahasim me 2011,  në Tivar 2030 ose 111 mëshumë se që janë deklaruar shqiptarë, në Guci 1343 osevetëm 9 banorë gjuhën amtare e kanë shqipen por nuke konsiderojnë veteë shqiptarë, në Plavë kemi një rasttë çuditshëm sepse 95 qytetarë që janë deklaruar sishqiptarë gjuha e tyre amtare nuk është gjuha shqipe, në Rozhajë janë 1176 shqiptarë por gjuhën shqipe sigjuhë amtare e kanë vetëm 1006 ose 170 banorë janëshqiptarë por gjuha e tyre amtare nuk është gjuhashqipe.

Shënimet e prezentuara tregojnë se edhe pas 146 viteve, një numër i caktuar i shqiptarëve (839) kanëdilemma me përkatësin e tyre kombëtare. Gjuha ështënjë ndër elementet kryesore të kombit çka do të thotëse është e patolerueshme të jesh përfaqësues i njëkombi ndërsa gjuha amtare të jetë e ndryshme ngakombësia.

Duke kuptuar të kaluarën tonë të hidhur nën sundimine Malit të Zi, presionet e ushtruara që reflektohen nëfrikë, lakminë për privilegjet e ofruara e çka është më e rënda ndalimi i arsimimit në gjuhën amtare, mendoj se sigurisht kanë luajtur rrol negative në koshiencën, ndërgjegjën dhe vetëdien kombëtare, por në asnjëmënyrë nuk arsyetohet deklarimi dallues ndërmjetkombit dhe gjuhës amtare sidomos pas vitit 1990. Mungesa e ndërgjegjës dhe vedijës kombëtare për këtëpjesë të popullsisë shqiptare, në mënyrë indirekte ështëpërgjegjësi, së pari e sistemit politik shtetëror dhe sëdyti e intelegjencës, partive politike shqiptare dheKëshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, të cilëtnuk kanë shfrytëzuar mundësinë që iu ofron politikepër senzibilizimin apo edukimin kombëtar të asajpopullate që akoma nuk e ka të qartë nocionin kombdhe kombësi, pra s’kanë bërë gjë në këtë drejtim. 

Megjithate çdo gjë nuk është tërësisht e zezë. Numri ibanorëve që nuk dallojnë kombin dhe gjuhën amtare nëdisa komuna është në rënje. Në komunën e Ulqinit 155 qytetar janë shprehur se gjuha e tyre amtare është gjuhashqipe ndërsa me kombësi nuk janë shqiptarë, por kynumër është për 121 më i vogël se në vitin 2011, e tënjëjtin trend e kemi edhe në komunën e Tivarit ku nëkrahasim me vitin 2011, 122 qytetarë më pak kanëdekluarur ndryshe kombësinë e ndryshe gjuhën amtare. Por në këtë regjistrim, sidomos në komunën e Plavës, Gucisë, Rozhajës dhe Tuzit kemi një dukuri të re sepsenumri i banorëve që gjuhën shqipe e kanë gjuhë amtareështë më i vogël se i banorëve që janë deklarur se me kombësi janë shqiptarë, pra janë shqiptarë por gjuha e tyre është boshnjakishtja, malazezishtja apo ndonjëgjuhë tjetër. Dy skaje apo fenomene diametralisht tëkundërta dhe të pakuptimta të cilat duhet analizuar dhestudiuar

Duhet shpresuar se nga shënimet e paraqitura politikashqiptare, institucionet, Këshilli Kombëtar dheintelektualët shqiptarë do të nxjerrin mësimin e duhurdhe do të angazhohën më shumë për ngritjen e ndërgjegjës dhe vetëdies kombëtare të munguar.

Exit mobile version