Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Rezoluta për Srebrenicën nuk e kalon Këshillin për të drejtat e njeriut

Rezoluta për gjenocidin ne Srebrenice nuk e fitoi përkrahjen e duhur sot ne këshillin për te drejtat dhe liritë  e njeriut. Këtë rezolutë e kane iniciuar një grup deputetesh dhe ka hyrë për shqyrtim ne rendin e ditës se Kuvendit te Malit te Zi, por një pjese e madhe e deputeteve proserb, nuk e njeh gjenocidin e Srebrenices edhe pse ky është akt I njohur ndërkombëtarë.

Kryetari I këtij Këshilli  Jovan Vuçuroviq, ka votuar kundër dhe ka përsëritur se Srebrenica nuk ishte gjenocid, duke I ftuar deputetët që të mos e miratojnë këtë rezolutë.

Njëri nga nënshkruesit e rezolutës nga Partia Boshnjake Ervin Ibrahimoviq, ka deklaruar se Rezoluta nënkupton që Kuvendi të dënojë ashpër gjenocidin, të ndalojë mospranimin e ekzistimit të saj dhe 11 korriku të shpallet Dita e përkujtimit të viktimave të Srebrenicës.

Ndërkaq deputeti Genci Nimanbegu tha se kjo bisedë është par ekselans politike. “Partia Boshnjake ka legjitimitet të plotë për ta vendosur këtë rezolutë në tryezë duke u bazuar në ato që kemi dëgjuar për 4 vitet e fundit dhe i dëgjojmë edhe tani. Le të shohim se si mendoni ju për këtë rezolutë. Jo për të fajësuar kolegët tanë deputetë, jo për të fajësuar politikën, por është e mundur që në qëndrimet tuaja që do të shprehni në mbështetje të kësaj Rezolute, të delni përpara popullit tuaj dhe të thoni: Populli ynë nuk është fajtor, kriminelët janë fajtorë”, theksoi Nimanbegu.

Exit mobile version